Avni Arifi: LDK ishte viktimë e peshkimit të suksesshëm të VV’së

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Avni Arifi, tha se tek Lidhja Demokratike e Kosovës është krijuar një iluzion se koalicioni me PDK-në apo AAK-në e dëmton dhe humbin vota.
Arifi tha se PDK-ja ka qenë rivali i tyre për një kohë të gjatë por nëse e duan mentalitetin e fituesit, rivali i tyre sot është VV-ja.
“Nëse analizon rezultatet e LDK-së në 25 vitet e fundit, mund të arrish në përfundimin se LDK-ja kurrë nuk ka humbur vota për shkak të koalicioneve me këto parti. LDK-ja ka humbur vota masivisht dy herë: në vitin 2007, kur iu nda LDD-ja, dhe në vitin 2021, kur kandidatja e saj për kryeministre – e cila pas investimit masiv të LDK në të dy vite më parë, pra në 2019-ën, me gjithë çka kishte, braktisi LDK-në.Me një fjalë, as PDK-ja dhe as AAK-ja nuk e kanë dëmtuar LDK-në” shkruan Arifi në Facebook, transmeton Periskopi.
Ai tha se LDK-ja është dëmtuar nga vetvetja: në vitin 2007, kur pësoi ndarjen me LDD-në, dhe në vitin 2019, kur kishte investuar në Vjosën, e cila u “peshkua” lehtë nga VV-ja.
Postimi i plotë: