Avioni i Kombëtares së Gjermanisë sinjalizon për ndihmë, kryen ulje emërgjente në Edinburg

Avioni i Kombëtares së Gjermanisë sinjalizon për ndihmë, kryen ulje emërgjente në Edinburg

Momente terrori për ekipin kombëtar të Gjermanisë, me avionin që u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Edinburg të Skocisë, gjatë fluturimit të kthimit nga Islanda, pas ndeshjes së vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2022.

Sinjalet e ndihmës nisën menjëherë pas ngritjes së avionit nga Aeroporti Ndërkombëtar Keflavik, duke e detyruar kështu pilotin të ndryshojë drejtim dhe të kërkojë dritën jeshile për të zbritur nga kulla e kontrollit të aeroportit të kryeqytetit skocez.

Federata Gjermane (DFB) specifikoi se ishte një “ndalesë paraprake për arsye sigurie”, për një kontroll në aeroplanin në të cilin udhëtonte ekipi dhe i gjithë stafi i ekipit kombëtar:

“Të gjithë janë mirë – vazhdon mesazhi i postuar në Twitter – dhe tashmë është planifikuar një fluturim i ri për t’i sjellë të gjithë në shtëpi në Gjermani”.

Rreth drekës, ekipi dhe delegacioni hipën në fluturimin zëvendësues për në Mynih dhe Frankfurt.

Shpërndaje në: