Aeroplani bën ulje emergjente në aeroportin e Tiranës, pasagjeri pret damarët
Aeroplani i linjës Lion-Stamboll, bëri një ulje emergjente në Aeroportin e Tiranës “Nënë Tereza”.
Kjo pasi një nga udhëtarët i preu venat (damarët e dorës) me brisk, raporton Top-Channel.
Shtetasi afgan, M.N, 40-vjeç është dërguar në spital ku po trajtohet.
Raportohet se ai është në gjendje të rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditën e sotme.