Ava Max e prekur nga ngjarjet e fundit në Shqipëri, bën thirrje për ndihmë
Ava Max ka reaguar pas ngjarjes së rënd në Shqipëri.
Dy ditë më parë, Shqipëria u godit nga një tërmet prej 6.4 shkallë të rihterit, i cili mori shumë jetë njerëzish, shumë të tjerë u lënduan dhe një numër i madh i ndërtesave janë shkatërruar, shkruan lajmi.net.
Pas gjithë kësaj, shqiptarët anë e mbanë botës janë mobilizuar për të ndihmuar banorët e Shqipërisë.
Këngëtarja Ava Max, përmes një postimi shpreh keqardhjen për të prekurit nga tërmeti, ndërsa bën thirrje për ndihmë ndaj tyre.
“Zemra ime është me çdonjërin në Shqipëri të prekur nga ky tërmet i tmerrshëm”, ka shkruar ajo.