Automobilat më të këqijë dhe më të mirë në vitit 2021, sipas Jeremy Clarkson

Automobilat më të këqijë dhe më të mirë në vitit 2021, sipas Jeremy Clarkson

Listën e automobilave të testuar e ka komentuar në stilin e tij karakteristik, pra pa dorëza dhe pa i zgjedhur fort fjalët.

Nuk dyshojmë se ndonjëri nga modelet e përzgjedhura nga Clarkson do të mund të nxis reagimet tuaja, por ne i besojmë shijes së tij.

Automobilat më të këqijë të vitit 2021, sipas Clarkson janë:

  1. Genesis Gv80;

Modeli SUV korean e ka irrituar sepse ka “elektronikë të tmerrshme” .

“Vazhimisht i ndërprisja sistemet e asistencës, sepse nuk i njihnin mirë rrugët e ngushta, dhe nuk e mbanin automobilin në shirit. Posaçërisht më nervozonte kur edhe në punën “comfort” ky automobil dukej si aeroplani në stuhi tropikale. Lëkundej edhe në asfalt të rrafshët. Nuk është bash automobili më jokomod që e kam ngarë, por është aty afër  diku”.

  1. Jeep Renegade Trailhawk 4xe

Dukja e mirë dhe e shtrënguar nuk ëshë përcjellur me aftësi off-road.

“Jeep e ka bazën e njëjtë sikurse Fiat 500X, pra është i zhurmshëm, motori është i ashpër, e ndërruesi i trullavtë”.

  1. Cupra Formentor

Një prej risive kryesore vitin e kaluar, i cili me rezultatet shitjes udhëheqëve në Cupras ua nxiti buzëqeshjen, por jo edhe britanikut.

“Me pëlqen dukja dhe performanca, por automobili është monoton, veçanërisht interieri dhe sistemi multimedial”.

  1. Mercedes S class

Mercedes S  Class është një prej automobilave më të avancuar në botë, por Clarkson gjen arsye  që “ta urrejë”.

“Bëhet fjalë për një kolazh budallakishë elektronike, tepër ekrane, tepër meny, kurse funksionet zanore nuk e kuptuan shumicën e asaj që e kërkova.  Shumë shpejt e zhvillova urrejtjen ndaj këtij automobili gjerman”.

  1. Land Rover Defender

Përvoja e Clarkson me modelin e ri Defender nuk ishte e mirë. Vizuelisht i pëlqeu, por i gjeti shumë mangësi, që nga hapja anësore e derës së gepekut, e deri te plastika e gjithëpranishme në kabinë.

“Po të ishte i imi do ta kisha hequr qafe sa më shpejtë që të jetë e mundur, dhe do t’i kthehesha Range Roverit tim të vjetër”.

 

Automobilat më të mirë në 2021, sipas Clarkson:

  1. Toyota Yaris GR

Automobili i preferuar i Clarkson më 2021 (261 KF/1280 kg):

“Ky automobil me bëri të qeshja me lot. Një mëngjes me të krijova një tollovi katastrofale para shtëpisë sime, por as që u mërzita për atë punë. Ishte dicka ngjashëm më një orgji”.

  1. BMW M550i xDrive

Automobili bjen në sy me kualitetin e interierit, pajisjen teknologjike dhe me rehatinë e jashtëzakonshme.

“Ulëset janë të përkryera, njësoj sikurse edhe pozita e shoferit… nuk duhet të jesh Bill Gates për të ditur ta përdorësh sistemin multimedial të tij”.

  1. Volkswagen Golf GTI

Clarkson ka qenë gjithnjë fans i Golfit më të shpejtë,  kështu që as gjenerata e fundit e GTI’së nuk ndërroi gjë në këtë punë.

“E adhuroj fuqinë e tij dhe atë se me cfarë dinamike sillet, por edhe faktin që është poaq i rehatshëm si kur ta ngasësh ngadalë si kur ta mbushësh gaz. Më shkon n’nerva vetëm touchscreen i i tij në kabinë”.

  1. Ferrari Roma

Clarkson s’e ka fshehur kurrë simpatinë për automobilat nga Maranello, e Roma është vetëm vazhdim i kësaj simpatie.

“Ky është lloji im i automobilit, dhe ajo që më fascinon është ajo gurgullima e motorit me 600 kuaj. Edhe pse interieri është praktik, ulëset nuk mbështesin fort anash, e opsionet shtesë janë tepër shtrenjtë”.

  1. Volkswagen Touareg R

SUV’i i vetëm që e kënaqi me fuqi, rehati dhe aftësi.

“Touareg R vjen me një cmim normal për VW,  e nën teneqe kryesisht është i bërë nga pjesët për Porsche dhe Bentley. Kjo i bjen sikur të fitoni një orë Cartier me cmimin e një Timexi”.

 

Shpërndaje në: