Automobilat më kualitativ dhe ata që të bëjnë shok me mjeshtrin

Automobilat më kualitativ dhe ata që të bëjnë shok me mjeshtrin

Përqindja më e lartë e problemeve (17% e prishjeve) shfaqet te lidhjet dhe funksionet elektrike, si te akumulatori, dritat, hapëset e xhamave, dhe mbyllja qendrore.

Pak më pak, rreth 13% e automobilave, shkojnë në servis sepse frenat nuk iu punojnë si duhet. Ndërkaq në vendin e tretë janë prishjet  e motorave te automobilat dizell dhe ata me benzin.

Automobilat me më së paku probleme janë Lexusat, sepse versioni luksoz i Toyotës prishet vetëm 5 përqind gjatë kohës sa autombili ka garancion.

Gjithashtu,Lexus kryeson edhe listën e automobilave më të sigurt (dhe atë dy herë, më 2020 dhe më 2018). Përveç Lexusit, edhe Toyota dhe shumica e markave tjera japoneze radhiten lartë në listë.

Nga evropianët në krye të listës nuk janë as Mercedesi as BMW’a, por Seati, përderisa në fund të saj radhiten katër markat e shtrenjta: Jaguari, Land Roveri, Alfa Romeo  dhe Tesla.

Automobilat elektrikë të Elon Musk në fakt vlerësohen më së ulëti nga të gjitha llojet e automobilave.

Përndryshe, modelet me djegie të brendshme me më së shumti probleme janë dizellashat, përderisa më të sigurtit janë benzincat dhe hibridat.

Në vazhdim po ju sjellim listën e plotë

Lloji     Siguria (në përqindje)

Lexus         95

Subaru      93

Toyota       91

Mitsubishi 89

Kia             89

Suzuki       89

Hyundai     87

Honda        87

Mazda        85

Seat            85

Dacia          85

Skoda         84

Nissan        82

DS Automobiles82

Volkswagen82

Smart          82

Peugeot      82

Mercedes-Benz82

BMW           82

Mini            82

Ford            80

Citroën        80

Audi            80

Volvo           80

Renault       80

Ssangyong  80

Porsche       76

Opel            76

Fiat              76

Jeep             72

Lancia          68

Chevrolet    68

Jaguar         68

Land Rover 64

Alfa Romeo 64

Tesla            60

Shpërndaje në: