Automjeti i Ushtrisë Serbe shtyp një veturë, pesë të vdekur e një i lënduar rëndë
Në një aksident të rëndë trafiku në qytetin Bojaniq në rrugën Kralevë – Rashkë në Serbi të shtunën, kanë humbur jetën 5 persona kur një automjet ushtarak ka shtypur një veturë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka bërë të ditur se kanë mbetur të vdekur dy të rritur e tre fëmijë, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë një 32-vjeçare.
Shoferi 54-vjeçar M.V. që drejtonte veturën ushtarake është ndaluar për 48 orë.