Automjeti godet një këmbësor në Prishtinë
Një këmbësor është goditur nga një automjet sot në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 08:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor”.
“Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, thuhet tutje në konfirmim.