Auto SHERRETI e sjell në Kosovë Lamborghinin më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë – Revuelto V12 HPEV
Auto Sherreti ka prezantuar makinën më të fuqishme që është bërë ndonjëherë nga kompania Lamborghini, të quajtur Revuelto V12 HPEV.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kompania ka njoftuar së super vetura ka arritur këto dite në Kosovë dhe gjendet tani në showroomin e Auto sherreti.
Ky model është e para makinë sportive hibride, me diferencialë që vihen në punë si nga karburanti, ashtu dhe nga elektriciteti. Revuelto është makina e pare e Lamborghinit që adaptoj një sistem të tillë hibrid (HPEV).
Revuelto përmban një motor të ri V12, 6.5 litërsh, i plotësuar nga tre motorë të fuqishëm elektrikë, që gjenerojnë së bashku 1016 kuaj fuqi (1016PS).
Makina e re kap 100 km/orë për vetëm 2.5 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 350 km/orë. Inovacioni i teknologjisë hibride është shfrytëzuar për të çuar performancën e kësaj makine në një nivel të paparë.
Për Lamborghini, Revuelto V12 është një makinë unike dhe inovative, duke krijuar ekuilibrin e përsosur midis trashëgimisë dhe historisë super sportive me domosdoshmërinë për të reduktuar emetimet.
Tashmë Lamborghinin Revuelto V12 HPEV mund ta gjeni ekskluzivisht në Auto Sherreti, në showroomin jashtëzakonisht të bukur që gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Me prezantimin e Lamborghini Revuelto V12 HPEV, Auto Sherreti ka dëshmuar edhe një herë lidershipin dhe përkushtimin e tij për të sjellë në tregun shqiptar modelet më të avancuara dhe të rralla në botë, për të gjithë apasionuarit pas automobilizmit dhe atyre që kërkojnë diçka unike.
Videoja e publikuar më poshtë tregon më së miri se për çfarë veture dhe motori bëhet fjalë. Tingullin e mirë të motorit hibrid të Lamborghihni Revuelto mund ta dëgjoni edhe në këtë link, që rekomandohet të dëgjohet me kufje: https://www.lamborghini.com/en-en/models/revuelto