Autizmi dhe epilepsia shkak i infeksioneve gjatë shtatëzanisë?
Shtatëzania për shumë femra është eksperienca më e bukur që ato përjetojnë gjatë jetës, mirëpo për shumë nga to mund të kthehet në eksperiencë stresuese dhe aspak të këndëshme.
Gjatë shtatzanisë stili i jetesës duhet të jetë sa më i rregullt, të ushqeheni sa më shëndetshëm në mënyrë që të evtoni sëmundjet dhe infeksionet e mundshme, pasi që të gjitha këto mund të ndikojnë negativisht në mirëqenien e bebes suaj.
Sipas disa studimeve thuhet se infeksionet janë të dëmshme për trurin e fëmijës, dhe këtë e pohon “Instituti i neuroshkencave në spitalin Humanitas të Milanos”.
Studiuesit mbështesin faktin se aktivizimi i sistemit imunitar tek nëna luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin neurologjik të fëmijës. Në të kundërt infeksionet e pranishme gjatë shtatzanisë mendohet se shkaktojnë probleme të spektrit të autizmit dhe epilepsisë.\periskopi.com
Këto të dhëna, sipas ekspertëve japin mundësinë e trajtimit të problemeve për të parandaluar defektet neurologjike. E reja që na përcjell ky studim është se ata insistojnë që epilepsia tek bebet favorizohet nga aktivizimi i sistemit imunitar të nënës, dhe kryesisht nga mungesa e balancës së dy proteinave Nkcc1 dhe Kcc2. Kjo mungesë ekuilibri mes të dyjave do të pengojnë neurotransmetuesin Gaba të kryejë funksionet e tij dhe për pasojë do të shkaktohet anomali në sistemin nervor të fëmijës.
Davide Pozzi, studiues në “Humanitas University” dhe bashkëautor në studimin në fjalë, shprehet se mungesa e ekuilibrit mes dy proteinave do të provokojë një rritje të proteinave inflamatore në tru dhe kjo gjë ndodh në momentin që nëna është duke kaluar një infeksion.\periskopi.com
Michela Matteoli, drejtuese në “In-Cnr” dhe përgjegjëse në qëndrën neurologjike të Humanitas, ka shtuar se tashmë ka ardhur koha të studiojmë të gjitha lidhjet e mundshme mes infeksioneve të nënës dhe defekteve të zhvillimit të fëmijës. Ajo thekson se infeksionet e periudhës së hershme të shtatzanisë do të aktivizojnë sistemin imunitar të nënës dhe për pasojë edhe mundësinë e zhvillimit të epilepsisë.\periskopi.com