Austria dënon sulmin në Zubin Potok: Rasti të hetohet me shpejtësi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Austria dënon sulmin në Zubin Potok: Rasti të hetohet me shpejtësi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Ambasada e Austrisë në Kosovë ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, për të cilin tha se është kyç për furnizimin me ujë.

Ndërkaq, për sulmin tha se duhet të hetohet me shpejtësi dhe se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“Dënojmë sulmin në kanalin Ibër-Lepenc. Kanali është thelbësor për furnizimin me ujë dhe për funksionimin e termocentralit më të madh të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet me shpejtësi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, shkruhet në postim.

 

Shpërndaje në: