Audio incizimet Kusari-Radojçiq, Mefi me një reagim dëshpërues: Opozita e fundosur, po shpifë për VV-në

Audio incizimet Kusari-Radojçiq, Mefi me një reagim dëshpërues: Opozita e fundosur, po shpifë për VV-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka akuzuar partitë opozitare në vend se po bëjnë shpije ndaj partisë së tij për t’i dëmtuar.

Ai i ka quajtur opozitën të fundosur dhe të mbushur plotë mllef.

Bajqinovci ka thënë kredibiliteti i opozitës është i lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Opozita e fundosur totalisht e mbushur plotë mllef po tenton që përmes shpifjeve dhe kauzave të rreme të dëmtojë Lëvizjen Vetëvendosje. Por kot e kanë! Kredibiliteti i tyre është i lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe korrupsionin – këtë nuk e them vetëm unë, por edhe raportet ndërkombëtare dhe kombëtare.” – ka shkruar ai në Facebook.

Ndër të tjera, Bajqinovci ka thënë se Radojiqiçiq dhe Zvonkos janë larguar nga Kosova, dhe ata që duan t’i mbrojnë këto struktura kriminale janë pjesë e së kaluarës.

“Sot, të gjithë miqtë e Radojqiçit dhe Zvonkos janë ngritur në këmbë, sepse i larguam nga Kosova, duke vendosur drejtësi dhe rend. Ata që duan t’i mbrojnë këto struktura kriminale janë pjesë e së kaluarës. Nuk ktheheni më në pushtet, populli nuk lejon që Vuqiçi prapë të kontrollojë veriun, ose të dëmtohet shteti me nga 53 milion euro apo të grabiten 2 milion nga thesari i shtetit.” – ka përfunduar ai.

Shpërndaje në: