Audi pritet ta ndërrojë logon në të ardhmen e afërt
Kompania automobilistike gjermane Audi, si shenjë identifikuese ka katër rrathët e famshëm datojnë që nga viti 1932 dhe tregojnë bashkimin e katër brendeve Audi, DKW, Horch dhe Wanderer, ku u njohën si “Auto Union”.
Në vitin 1964 kompania u ble nga Volkswagen dhe pas pesë vitesh u bashkua me NSU, që rezultoi me ndryshimin e emrit dhe zyrtarisht u emërua si Audi.
Me ndryshimin e emrit, katër rrathët e “Auto Union” mbetën dhe një gjë e tillë pritët të ndryshojë së shpejti.
Pasi kompania e Audisë ka hyrë në hapësira të reja teknologjike, sikur veturat autonome dhe ato elektrike, një logo e re do ta ndihmonte shumë që kompania të njihej në treg më mirë.
Kompania ka dy dizajne të logove të cilat mund të jenë si të mundshme për t`u zgjedhur.
E para është më e thjeshtë, vetëm i fshin lidhjet e brendshme të logos aktuale, duke krijuar një unazë të gjatë dhe me gunga.
E dyta është afërsisht sikur e para, duke ruajtur lidhjen qendrore për të krijuar atë që duket si mitozë e dyfishtë.
Njëra nga këto dy logo pritet që të përdoret në nën-brendet e reja të Audisë.