Audi përgatit versionin E-Tron
Audi tashmë ka zgjeruar paletën e versionit për modelin elektrik E-Tron.
Bëhet fjalë për variantin nën shenjën E-Tron 50 Quattro me një paketim më të vogël të baterisë, me performancë më të dobët dhe njëherësh çmim më të lirë.
E-Tron 50 Quattro ka bateri prej 71 kWh sikurse te versioni 55.
Automobili do të ketë autonomi prej 300 kilometra sipas standardeve të reja WLTP, që është 90 km më pak në krahasim me versionin më të fuqishëm, edhe pse është më i lehtë për 120 kg.
Disponon me 310 kuaj fuqi, teksa nga 0 deri në 100 km në orë përshpejton për 7 sekonda, me shpejtësi maksimale prej 189 km/h.
Prodhimi do të fillojë këtë vit, ndërkohë pritet të bëhet i ditur edhe çmimi.