Audi duhet të paguajë gjobën 800 milionë euroshe në Gjermani për hilet me naftën

Audi duhet të paguajë gjobën 800 milionë euroshe në Gjermani për hilet me naftën

Volkswagen tha të martën se linja e prodhimit të tyre Audi ka rënë dakord të paguajë 800 milionë euro gjobë prokurorisë gjermane për të mbyllur hetimet për mashtrimet mbi naftën.

“Audi AG e ka pranuar gjobën, deklaroi grupi i prodhimit të makinave, duke shtuar se “gjoba do ndikojë drejtpërdrejt në fitimet e Volkswagen” për vitin 2018.

“Procesi administrativ kundër Audi AG u hap për shkak të skandalit të naftës, i cili është mbyllur në mënyrë të detyrueshme ligjërisht,” thanë prokurorët e Mynihut në një deklaratë të tyre.

Gjoba e së martës vjen në krye të kostos totale në gjoba, blerje dhe riparime prej më shumë se 27 miliard euro që Volkswagen ka dashur të paguajë për skandalin e saj “dieselgate”.

Fitimet e Volkswagen për vitin 2018 pësuan një tjetër ‘goditje’ një miliard euroshe në qershor, kur pranuan të paguanin një gjobë të ngjashme  prokurorëve të Burnswick për automjetet e veta.

VW pranoi në 2015 se kishte ndërtuar të ashtuquajturat “pajisje humbje” në 11 milionë makina në mbarë botën.

Një softuer i tillë lejoi që automjetet të shfaqen për të përmbushur kërkesat e emetimeve rregullatore nën kushtet e laboratorit, ndërkohë që në fakt emeton shumë herë më shumë gazra të dëmshëm, si oksidet e azotit (NOx) në rrugë.

Hetuesit ndoqën Audi-in mbi V6 dhe V8 motorët e ndërtuar në veturat e tyre, makinat vetjake të markës VW dhe modele nga Porsche, si dhe mbi makinat Audi të pajisur me ‘motorrë mashtrues VW’.

Në total, rasti ka të bëjë me pothuajse pesë milionë makina në mbarë botën ndërtuar në mes të 2004 dhe 2018.

Ish-shefi ekzekutiv i Audi, Rupert Stadler u hoq nga posti i tij nga VW më parë këtë muaj.

Prokurorët e kishin burgosur atë në qershor, duke thënë se kjo ishte e nevojshme për ta ndaluar të ndikojë mbi dëshmitarët.

Shpërndaje në: