Audi do të rrisë prodhimin e motorëve në Hungari

Prodhuesi premium gjerman i automjeteve Audi do të rrisë prodhimin e motorëve në 2.25 milionë njësi vitin e ardhshëm në uzinën e tij hungareze, një rritje nga 1.95 milion njësi të prodhuara në 2018, tha sot ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto.
“Ata planifikojnë të prodhojnë 2.25 milionë motorë vitin e ardhshëm, dhe deri më tani shifra 2 milionë ka qenë një rekord vjetor,” tha Szijjarto në një konferencë shtypi.
Ai këto deklarime i bëri me rastin e pohimeve të mediave se Audi po planifikon të zvogëlojë fuqinë punëtore në fabrikën e saj në Hungari