Aubameyang shihet në aeroport – Po shkon drejtë Chelseas për të firmosur kontratën

Aubameyang shihet në aeroport – Po shkon drejtë Chelseas për të firmosur kontratën

Chelsea thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang nga Barcelona.

Është raportuar se klubi londinez ka rënë dakord për një shifër prej 18 milionë funte për reprezentuesin gabon dhe se një lëvizje në Stamford Bridge është gjithnjë e më afër, shkruan Periskopi.

Aubameyang iu bashkua Barcelonës në janar pasi koha e tij në Arsenal mori fund të hidhur pasi iu hoq shiriti i kapitenit nga trajneri Mikel Arteta.

Që nga transferimi i tij në Camp Nou, Aubameyang ka bërë gjithsej 24 paraqitje dhe ka shënuar 13 gola për klubin katalanas.

Megjithatë, koha e tij me gjigantët e La Ligës duket se është në fund, për shkak të nënshkrimit me Robert Lewandowski nga Bayern Munich.

Shpërndaje në: