Atmosferë fantastike para ndeshjes Spanjë – Shqipëri, tifozët ‘bllokojnë’ të gjitha rrugët që çojnë te stadiumi
Spanja luan me Shqipërinë një duel miqësor, por që po përjetohet si një ndeshje zyrtare.
Fakti është se Spanja kthehet pas 18 vitesh të luajë në Barcelonë dhe për tifozët katalanas është një mundësi e rrallë ta shohin atë të luajë në stadiumin e tyre.
Ndaj që dy orë para ndeshjes, rrugët që të çojnë drejt stadiumit të Espanjol janë mbushur me tifozë të cilët janë bërë gati më flamujt e Spanjës për të mbështetur “La Roja” në këtë duel.