Atletico starton me fitore, mposht Celta Vigon duke iu falur shkëlqimit të Correa

Atletico starton me fitore, mposht Celta Vigon duke iu falur shkëlqimit të Correa

Atletico Madrid dhe Celta Vigo nuk kanë kursyer spektaklin në xhiron e parë të La Liga.

Kampionët e La Liga e kanë nisur rrugëtimin e ri me fitore, duke triumfuar me rezultatin 1:2, në udhëtim ndaj Celta Vigo, shkruan Periskopi.

Angel Correa ishte lojtari i ndeshjes, duke shënuar dy herë.

Correa fillimisht shënoi në minutën 23’, pas një asistimi nga Thomas Lemar. Këtij goli iu kundërpërgjigj Iago Aspas, i cili në minutën e 59’  u tregua i saktë nga penalltia.

Correa u shfaq përsëri në skenë në minutën e 64’, për të shënuar golin që vendosi fatin e këtij takimi.

Pas këtij goli, deri në vërshëllimën e fundit pati edhe shumë kartona, nga të cilët dy ishin me ngjyrë të kuqe për Hugo Mallo dhe Mario Hermoso – të dy të ndëshkuar në minutën e 96’.

Kështu, Atletico merr tri pikët e para për këtë sezon, kurse për Celta pikët e para do të vonojnë së paku edhe një xhiro. /Periskopi/

Shpërndaje në: