Atletico Madridi refuzon ofertën 130 milionë euro të Man United për Joao Felix
Manchester United ka pasur një ofertë prej 130 milionë euro për Joao Felix, por që është refuzuar nga Atletico Madrid, sipas gazetës spanjolle AS.
Atletico, thuhet në raport, ka vënë në dukje klauzolën e lirimit prej 350 milionë eurosh të sulmuesit 22-vjeçar dhe nuk janë të gatshëm të sanksionojnë një lëvizje, shkruan Periskopi.
Atletico nënshkroi portugezin nga Benfica për 113 milionë funte në vitin 2019.
Man United është duke kërkuar futbollistë të rinj, madje ofertën e tyre e ka refuzuar edhe mefushori i Juventusit, Adrien Rabiot pasi nuk ka qenë dakord me rrogën e ofruar nga klubi anglez.