Atletico dhe Man.UTD ndahen në paqe – gjithçka vendoset në “Old Trafford”

Atletico dhe Man.UTD ndahen në paqe – gjithçka vendoset në “Old Trafford”

Me rezultat të barabartë ka përfunduar ndeshja Atletico Madrid-Manchester United. Të parët kaluan në avantazh Atletico me Joao Felix (7) kurse Manchester United barazuan me talentin e tyre të ri Antony Elanga (80). Fituesi që do të shkojë në çerekfinale do të zbulohet në Old Trafford

Manchester United ka arritur të marrë një barazim të rëndësishëm në Wanda Metropolitano të Atletico Madridit në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve.

Rasti i parë në këtë ndeshje ishte edhe gol për Atleticon.

Renad Lodi bëri një krosim të mahnitshëm në zonë të Atleticos e ku me kokë më së miri u gjend Joao Felix për të shënuar gol në minutën e gol në minutën e shtatë të ndeshjes.

Atletico ishte afër për të shënuar golin e dytë në minutën e 34-të ku Renad Lodi mori një pasim të mirë nga Herrera por që goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të De Geas.

Atletico e kishte po ashtu edhe rastin e fundit në pjesën e parë.

Mbrojtësi kroat, Sime Vrsaljko  e kishte një mundësi të mirë për të shënuar por dështoi ta bëjë këtë nga afër 10 metra për ta gjuajtur topin afër shtyllës së majtë.

Pjesa e dytë ishte me monotone ku Atletico më shumë mbrohej por edhe Manchester nuk arriti që të bënte shumë në këtë ndeshje deri në minutën e 80.

Bruno Fernandes e kishte meritën kryesore për këtë aksion të ndërtuar ku ai pasoi të Anthony Elanga i cili e mposhti Jan Oblakun me një finalizim perfekt.

Atletico ishte afër për të shënuar në minutën 87 golin e fitores.

Antoine Griezmann bëri një goditje të fortë me të majtën e tij. De Gea ishte i mposhtur por ishte shtylla ajo që ia mohoi golin atij.

Pas kësaj United ishte për disa nuanca të mira por nuk arriti që të mposhte Oblak.

Çerekfinalisti në këtë ndeshje pritet të dihet pas tri jave kur të dy skuadrat do të luftojnë për të kaluar tutje.

Shpërndaje në: