Atletico dhe Barca gati të nisin negociatat për shkëmbimin Griezmann-Felix
Atletico Madrid dhe Barcelona janë gati të nisin negociatat për atë që do të ishte shkëmbimi më i madh në këtë merkato.
Sipas raportimeve të ‘Cadena Ser’, Antoine Griezmann dhe Joao Felix janë pjesë e mundshme e marrëveshjes, përcjell Periskopi.
Barcelona ka shprehur edhe më parë interesim për Joao Felix, por Atleti refuzonin opsionin e huazimit.
Por, duket se me inkuadrimin e Griezmann në ekuacion, qasja e ‘Los Rojiblancos’ ka ndryshuar.
Barca dhe Atletico kanë shumë pak orë përpara për të kompletuar këtë mega-shkëmbim. /Periskopi/