Atleti flet për herë të parë pasi i’u publikua video kur gjatë vrapimit i duket organi gjenital

Atleti flet për herë të parë pasi i’u publikua video kur gjatë vrapimit i duket organi gjenital

Një atlet ka pasur një situatë shumë fatkeqe gjatë një garë 400 metrash në Kampionatin Botëror të Atletikës U20, 2022.

Alberto Nonino i Italisë ishte duke garuar në këtë garë rraskapitëse në Cali, Kolumbi, shkruan SportBible, përcjellë Periskopi.

Gjatë kohës kur po vraponte, Nonino nuk ndihej edhe shumë mirë, pasi ndodhi që organi gjenital t’i dukej.

Ai thotë se pas garës kur video u publikua u ndje shumë keq dhe se me ndihmën e familjës dhe shoqërisë e kaloi këtë.

“Unë thjesht dua të flas me ju për momentin që më ka ndodhur gjatë garës dhe shpërndarjen e videos në rrjete sociale në përgjithësi,” tha ai në një Story.

“Unë jam i vetëdijshëm se ishte padyshim një gjë aksidentale dhe dua t’ju them se jam i vetëdijshëm për reagimin dhe nuk keni nevojë të më dërgoni momentin në video në mesazhe”, vahzdoi ai.

“Po përpiqem të qesh me këtë tani, por menjëherë pas kësaj u ndjeva tmerrësisht keq dhe u jam mirënjohës miqve dhe familjes që më ndihmuan të kapërcej atë që ndodhi disa orë më vonë”, shtoi atleti.

Kujtojmë se Alberto Nonino është 18 vjeçar nga Italia dhe ka marr pjesë në garat e atletikës për grupmoshta U20.

Shpërndaje në: