Atl Madrid – Chelsea: Këto janë formacionet e mundshme

Atl Madrid – Chelsea: Këto janë formacionet e mundshme

Arena Nationala në Bukuresht të Rumanisë është vendi ku do të zhvillohet sfida e parë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Atletico Madridit dhe Chelseat.

Të dyja skuadrat kanë mungesa për këtë sfidë, megjithatë do të përpiqen që të nxjerrin rezultat sa më të mirë para takimit në Stamford Brdige.

Do të kemi edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Diego Simeone dhe Thomas Tuchel, të cilët tashmë i kanë idetë e tyre për lojtarët që do t’i inkuadrojnë në fushë.

Formacionet e mundshme

Atletico Madrid (3-1-4-2): Oblak; Savic, Felipe, Hermoso; Kondogbia; Llorente, Koke, Torreira, Niguez; Correa, Suarez.

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; Hudson-Odoi, Kante, Kovacic, Alonso; Mount, Werner; Abraham.

Shpërndaje në: