ATK-ja mblodhi rreth 950 milionë euro në tatime brenda këtij viti

ATK-ja mblodhi rreth 950 milionë euro në tatime brenda këtij viti

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur rreth 950 milionë euro në tatime nga janari deri në dhjetor të këtij viti.

Këtë e bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencën përmbyllëse të vitit.

Ai ka thënë se për 25 vite ATK ka mbledhur 8.3 miliardë euro.

“Për gjatë vitit që po e lëmë pas Administrata Tatimore e Kosovës vazhdoi me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës. Në vitin 2024 kemi inkasim të të hyrave tatimore mbi 950 milion euro, që do të thotë se kemi rritur të hyrat mbi 100 mil euro apo rreth 12 %, në raport me vitin paraprak. Krahas rritjes së të hyrave ne vazhduam me reformim institucional, si dhe ngritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë në nivel individual dhe institucional”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: