Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, reagon Zelensky: E tmerrshme, dhuna s’ka vend askund

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, reagon Zelensky: E tmerrshme, dhuna s’ka vend askund

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është plagosur të mërkurën nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të tij, afër Shtëpisë së Kulturës në Qytetin Handlova të Sllovakisë

Njëri nga plumbat ka qëlluar në bark liderin sllovak, i cili aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Bëhet e ditur se në momentin kur është dërguar për operim Fico ka qenë me vetëdije të plotë.

Për rastin ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili tha se dënon sulmin ndaj kryeministrit të Sllovakisë Fico dhe se i dëshiron shërim sa më të shpejtë.

 

 

 

Zelensky tha se dhuna nuk ka vend askund.

“Sulmi ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico është i tmerrshëm. Ne e dënojmë fuqishëm këtë akt dhune ndaj kreut të qeverisë së shtetit tonë partner fqinj. Duhet bërë çdo përpjekje për të siguruar që dhuna të mos bëhet normë në asnjë vend, formë apo sferë. Ne sinqerisht shpresojmë që Robert Fico të shërohet shpejt dhe të shprehim solidaritetin tonë me popullin e Sllovakisë”, tha ai.

Shpërndaje në: