Atentati mafioz në Tiranë, i vrari ishte arrestuar për vrasjen ku ishte përfshirë Elvana Gjata në vitin 2018
Dy ditë më parë (13 nëntor), Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku pas një atentati që ndodhi rreth orës 19 e 30 në zonën e Astirit, mbetën të vrarë dy persona, Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26 vjeç.
Dy të rinjtë vdiqën në vend, në makinën e tipit “Audi A8”, pasi mbi trupat e tyre u qëllua disa herë me breshëri plumbash, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Por, kush është Erigers Mihasi, 32-vjeçari që mbeti i vdekur nga ky atentat?
Në vitin 2018, Mihasi ishte përfshirë në incidentin në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Elio Hato nga truproja i Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata.
Policia atë kohë mori në pyetje disa persona, e në mesin e tyre edhe Erigers Mihasin, 32-vjeçarin që e vranë dy ditë më parë, pasi ky i fundit kishte lidhje shoqërore me Ervis Martinajn.
Erigers Mihasit, atë kohë policia shqiptare mori deklaratën e tij, si dhe shenjat e gishtërinjëve me qëllim krahasimin e tyre me gjurmët e gishtave që kishin fiksuar ekspertët brenda lokalit “Monopol”.
Mirëpo, nga këto gjurmë nuk doli që të kishte ngjashmëri me gjurmët krahasuese që i ishin marë Mihasit në Polici, duke përjashtuar Mihasin si të përfshirë në këtë ngjarje.