Atentat me 2 të plagosur në Vlorë, plumbat kapin aksidentalisht shitësin e frutave

Atentat me 2 të plagosur në Vlorë, plumbat kapin aksidentalisht shitësin e frutave

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati në Vlorë. Objektiv i atentatit ka qenë 30 vjeçari Kevin Hajrulla, i cili është dërguar në spital ndërkohë ka mbetur i plagosur aksidentalisht Armand Spahiu që po shiste fruta-perime aty pranë.

Mjeti tip Benz ngjyrë Gri i përket personit të plagosur Kevin Hajrulla dhe është qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje. Dyshohet se atentati të jetë kryer me kallashnikov. Ngjarja besohet se është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Pas ngjarjes autorët kanë djegur në Panaja makinën që përdorën për të kryer atentatin./euronews/

Shpërndaje në: