Atëherë dhe sot: Si dukeshin këto 16 të famshëm në tapetin e kuq
Të gjithë ne ndryshojmë me kalimin e kohës, por duke shtuar këtu edhe ndryshimet në stilin e veshjes, mënyrën e tualetit apo modelet e flokëve, nuk do ishte çudi nëse dukemi edhe si dy njerëz të ndryshëm. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me shumë prej personazheve publikë, disa prej të cilëve kanë ndryshime të mëdha nga dalja e tyre e parë në tapetin e kuq.
– Blake Lively
Blake Lively, u bë e famshme me serialin “Gossip Girl” në vitin 2007, por edhe përpara tij ajo ka qenë në disa projekte. Pas serialit, aktorja mori më shumë vëmendje dhe sot është ndër të preferuarat e publikut.
– Margot Robbie
Margot Robbie ka një ndryshim në stil, nga seksi në klasike dhe duhet ta pranojmë se duket bukur tek të dyja. Aktorja u bë më e njohur gjatë vitit 2011.
– Emma Stone
Me kalimin e viteve, Emma Stone ka zgjedhur një stil më elegant.
– Scarlett Johansson
Aktorja ka qenë pjesë e filmave që fëmijë, por filmi “Lost in Translation”, ishte një pikë e rëndësishme në karrierën e saj.
– Ariana Grande
Aktorja dhe këngëtarja, Ariana Grande, e ndryshoi thuajse tërësisht stilin e saj, gjatë vitit 2013, pas publikimit të albumit të saj të parë.
– Ryan Gosling
Aktori që nuk njeh moshë, e ka përmirësuar shumë stilin e tij të veshjes dhe stili klasik i rri më së miri.
– Rihanna
Këngëtarja u zhvendos në Amerikë, në moshën 16-vjeçare dhe në vitin 2005, publikoi albumin e saj të parë. Rihanna ndryshon shpesh veshjen, stilin e flokëve dhe i shkon thuajse çdo gjë.
– Gigi & Bella Hadid
Në 2014-ën, Gigi ka qenë pjesë e pak sfilatave dhe Bella nuk kishte hyrë ende në industri, ndërsa sot, ato janë ndër modelet më të njohura në botë. Bella Hadid është edhe një nga personazhet më të “sulmuar” për ndërhyrjet e saj, por ajo i ka mohuar ato kategorikisht.
– Lady Gaga
Këngëtarja më e guximshme, ka eksperimentuar gjithnjë me veshjet.
– Hugh Jackman
Pas “Wolverine” në vitin 2002, aktori mori famë ndërkombëtare.
– Kendall Jenner
Modelja është shfaqur për herë të parë në tapetin e kuq, kur ishte fëmijë dhe sot është një prej modeleve më të suksesshme në botë.
– Miley Cyrus
Miley e “Hannah Montana”-s, ka patur ndryshime shumë të dukshme në pamje me kalimin e kohës, duke i lënë pas flokët e gjatë e të zinj (Miley), apo bjondë (Hannah).
– Lindsay Lohan
Aktorja u bë e famshme që në moshën 12-vjeçare. Kulmin e saj të popullaritetit dhe karrierës e ka patur në vitet 2002-2003.
– Kim Kardashian
Kim Kardashian punonte dikur si asistentja e Paris Hilton dhe e shoqëronte atë në evente. Atëherë, nuk dukej si ikonë mode, por sot është një nga influencueset më të mëdha të modës dhe makeup-it.
Burimi: Bright Side