Atdhe Nuhiu po shndrrohet në Nicklas Bendtnerin e kohës tonë: Wikipedia thotë se ka shënuar mbi 700 gola
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, në profilin e tij “Wikipedia” ka pësuar një ndryshim drastik me të dhëna fallco, përcjell Insporti.
Siç duket dikush ka edituar profilin e tij në “Wikipedia” dhe duket se për synim ka pasur talljen me reprezentuesin e “Dardanëve”.
Në Wikipedia figuron se Atdhe Nuhiu ka luajtur për skuadrat e njohura si Barcelona, Manchester United, Bayern Munich e Chelsea.
Gjithashtu, nga ndryshimet e bëra në profilin e 31-vjeçarit, del se ai gjatë karrierës së tij deri më tani ka shënuar 720 gola.
Megjithatë e vërteta është se Atdhe Nuhiu nuk ka luajtur për skuadrat e lartpërmendura dhe se nuk e ka arritur atë shifër golash.
Nuhiu momentalisht aktivizohet te Apoel Nicosia, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe për Wels, Austria Karnten, Ried, Rapid Vienna, Eskisehirspor dhe Sheffield Wednesday.