Atdhe Nuhiu debuton me fitore në Europa League

Atdhe Nuhiu debuton me fitore në Europa League

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka bërë debutimin e tij për skuadrën e re, APOEL Nicosia.

Ish sulmuesi i Sheffield Wednesday, Atdhe Nuhiu është inkuadruar në minutat e fundit në takimin e Europa League që APOEL Nicosia e zhvilloi ndaj Kaisar.

APOEL fitoi takimin 4-1 dhe kaloi në Play Off të Europa Leagues.

Ishte kjo ndeshja e parë për Nuhiun, i cili pas shtatë viteve të kaluar në Angli rikthehet në skenën kontinentale.

Shpërndaje në: