Atalanta-Inter: Për 90 minuta vrapuan 22 futbollistë pas topit për asgjë

Atalanta-Inter: Për 90 minuta vrapuan 22 futbollistë pas topit për asgjë

Ndeshja e javës së 22-të në Serie A mes Atalantas dhe Interit përfundoi me rezultatin më të keq në futboll.

Dy skuadrat zhvilluan lojë ofensivë, por që rezultati doli të jetë ashtu siç nisi, pra 0 – 0.

Inter dominoi në këtë takim në përgjithësi, ku kishin shumë raste shënimi, por sulmuesve u mungoi konkretizimi.

Ndërkohë, Atalanta provoi përmes disa kundërzbritjeve, që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.

Me këtë barazim, Inter mban kreun me 50 pikë, derisa Atalanta renditët në pozitën e katërt me 42 sosh.

Shpërndaje në: