Ata që pinë çaj rregullisht, kanë tru më të shëndetshëm
Pirësit e rregullt të çajit, kanë sferë më të shëndetshme të trurit krahasuar me ata që nuk e pinë.
“Rezultatet tona ofrojnë provat e para të kontributit pozitiv të pirjes së çajit në strukturën e trurit, dhe sugjerojnë që pirja e çajit rregullisht ka një efekt mbrojtës kundër rënies së performancës në tru të lidhur me moshën,” shpjegon Feng Lei, profesor në Universitetin Kombëtar të Singaporit.
Studimet e kaluara kanë demonstruar se marrja e çajit është e dobishme për shëndetin e njeriut, dhe efektet pozitive përfshijnë përmirësimin e humorit dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Në fakt, rezultatet e një studimi të vitit 2017 që drejtoi Feng treguan se konsumimi ditor i çajit mund të zvogëlojë rrezikun e rënies njohëse te personat e moshuar me 50%.
Pas këtij zbulimi, Feng dhe ekipi i tij hulumtuan më tej efektin e drejtpërdrejtë të çajit në tru. Ekipi i studimit rekrutoi 36 të rritur të moshës 60 vjeç e lart, dhe mblodhi të dhëna për shëndetin, stilin e jetës dhe mirëqenien e tyre psikologjike.
Pjesëmarrësit e moshuar gjithashtu duhej t’i nënshtroheshin testeve neuropsikologjike dhe imazhit të rezonancës magnetike (MRI). Studiuesit kryen studimin nga 2015 deri në 2018.
Pas analizimit të rezultateve kognitive të pjesëmarrësve dhe imazheve, ekipi i hulumtimit zbuloi se individë që konsumonin ose çaj jeshil ose çaj të zi të paktën katër herë në javë për rreth 25 vjet kishin zona të trurit që ishin në një mënyrë më efikase.