Ata që hanë bukë të bardhë e mish të kuq, vdesin më të rinj
Një hulumtim ka treguar se ngrënia e mishit të kuq, gjalpit dhe buka e bardhë mund të çojë në vdekje të parakohshme.
Studimi, i realizuar me më shumë se pesë mijë njerëz si mostër e tij, ka treguar se personat që konsumuan mish të fërguar dhe ushqim të ëmbël, bukë të bardhë, gjalpë e ajkë kanë pasur rrezik dy herë më të madh që të vdesin më herët, transmeton lajmi.net.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 3.775 meshkuj dhe 1.575 femra. Në studimin e kohëzgjatur për 25 vjet, mostrat u analizuan me radhë, derisa mosha mesatare e tyre ishte 51 vjet.
Gjendja e tyre shëndetësore u përcjell përmes rezultateve të spitalit, ndërsa çdo pesë vite hulumtuesit identifikuan shkallën e vdekshmërisë dhe të sëmundjeve kronike në mesin e pjesëmarrësve.
Në bazë të rezultatit dhe përcjelljes afatgjate hulumtuesit vërtetuan që vetëm katër për qind e të testuarve kanë arritur “pleqërinë ideale”.