Ata qe e bëri Benzema sonte nuk kishte ndodhur në 66 vitet e fundit në ceremoninë e Topit të Artë!
Karim Benzema është shpallur fituesi i Topit të Artë 2022 në ndarjen e çmimeve të mbrëmjes së sotme.
Në ceremoninë që po mbahet në Théâtre du Châtelet në Paris, ylli i Real Madridit, Karim Benzema është shpallur më i miri i vitit 2022.
Pas këtij triumfi, Karim Benzema bëhet lojtari më i vjetër në moshë që e fiton këtë çmim në 66 vitet e fundit.
Ai foli në lidhje me këtë, ku tha: “Mosha është veç numër. Në moshën 30-vjeçare më hyri në kokë ambicia për të fituar këtë trofe: të punoj më shumë, të jem më vendimtar dhe jam me fat që luaj për klubin më të mirë në botë”, tha ai.
Kujtojmë se Benzema është 34 vjeçar.