Ata që abuzojnë në rrjetet sociale tash do ta pësojnë brutalisht me ligjet e reja

Talljet në rrjetet sociale do t’u kushtojnë me burg deri në dy vite, nën ligjet e reja që do tëfutën në fuqi nga ministrat anglezë pas abuzimeve ndaj futbollistëve të ‘Tre Luanëve’.
Ekspertët ligjorë do të publikojnë propozime këtë javë për të sjellur ligje për ruajtjen e paqes në harmoni me ngritjen e celularëve të mençur, rrjeteve sociale dhe internetit, ku po shpërthejnë talljet, transmeton Periskopi.
Pesë njerëz u arrestuan këtë javë nën dyshimin për aguzim të lojtarëve anglezë – Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka – të cilët humbën penalltitë në finale të Euro 2020.
Raporti gjithashtu pritet të rekomandojë kuadro të tjera që shënjestrojnë ata që inkurajojnë vetë dëmtimin në internet.
Burimet thonë se shkaktimi i stresit serioz te viktimat, mund të dënohet me burg deri në dy vite.
Një burim nga qeveria britanike ka thënë për ‘The Sun’: ”Targetimi i yjeve anglezë ka treguar edhe njëherë se rrjetet sociale duhet të pastrohen.
”Ligjet e reja për rrjetet sociale do t’i mbajnë përgjegjëse këto kompani për ato që ndodhin në uebsajtet e tyre, me dënime multi-miliardëshe nëse dështojnë të marrin masa.” /Periskopi.com/