Astronomët thonë se vëzhgimi i qiellit gjatë natës është nën kërcënim

Astronomët thonë se vëzhgimi i qiellit gjatë natës është nën kërcënim

Astronomët  kanë paralajmëruar se pamja e Universit mund të jetë nën kërcënim.

Nga java e ardhshme do të nisë një kampanjë e lëshimit të mijëra satelitëve të rinj, për të ofruar qasje në internet nga hapësira me shpejtësi më të madhe.

Por flotat e para tashmë të dërguara të anijeve në orbitë nga kompania amerikane SpaceX janë duke ndikuar në pamjen e qiellit gjatë natës.

Ato janë duke u shfaqur si shirita të bardhë të ndritshëm, aq verbues sa po u bëjnë konkurrencë edhe yjeve, shkruan BBC.

Shkencëtarët janë të shqetësuar për shkak se  “mega-konstelacionet” e statelitëve në të ardhmen mund të ndikojnë në imazhet e teleskopëve dhe të ndërhyjnë në vëzhgimin e radio astronautike.

“Qielli i errët është i zakonshëm dhe kjo çfarë po shohim tash është një tragjedi e zakonshme”, ka thënë Dave Clements, astrofizikan në Imperial College London.

Kompanitë e përfshira në këto projekte kanë thënë se po punojnë me astronomë që të minimizohet ndikimi i satelitëve./Periskopi/

Shpërndaje në: