Astronomët habiten: Zbulojnë ‘Planetin e Ndaluar’ që nuk do të duhej të ekzistonte

Astronomët habiten: Zbulojnë ‘Planetin e Ndaluar’ që nuk do të duhej të ekzistonte

Astronomët kanë gjetur një planet tepër të pazakontë aq sa e kanë emëruar si “Planeti i Ndaluar”.

Ky planet i çuditshëm mendohej se nuk duhej të ekzistonte në atë pjesë misterioze të sistemit diellor e quajtur si “Shkretërira Neptuniane”, thonë hulumtuesit.

Planeti – zyrtarisht i njohur si NGTS-4b, por që iu dha nofka më lart nga hulumtuesit e shokuar me ekzistencën e tij – është 1,000 gradë celsius i nxehtë dhe u dallua nga teknologjitë më të fundit observuese, transmeton Periskopi nga The Independent.

Është 20 për qind më i vogël se Neptuni apo tri herë më i madh se Toka.

Planeti është aq afër diellit të tij sa i duhen vetëm 1 ditë e pak për t’u sillur rreth tij.

Është hera e parë që një planet e tillë u gjet në këtë rajon, e i cili ishte aq i zbrazët sa mori emrin “Shkretërirë”. /Periskopi

Shpërndaje në: