Astrit Selmani pas golit që shënoi sot: Bëmë ndeshje të mirë nga fillimi deri në fund

Astrit Selmani pas golit që shënoi sot: Bëmë ndeshje të mirë nga fillimi deri në fund

Sulmuesi kosovar, Astrit Selmani ka dhënë disa komente pas ndeshjes së sotme.

Selmani gjeti edhe një gol, dhe thotë se ky gol vjen pas një ritmi të mirë stërvitjesh.

Sa i përket të ardhmes, lojtari tha se është i lumtur te skuadra e Hammarby dhe do të jetë aty për aq gjatë se Bajen e do aty.

“Unë kam qenë në formë më të mirë në stërvitje, kështu që është mirë që u shpërblye me një gol. Por mbi të gjitha është mirë me një fitore të tillë. Bëmë ndeshje të mirë nga fillimi deri në fund”, ka thënë Selmani.

“Jam këtu për aq gjatë sa Bajen më do këtu. Ndihem mirë këtu”, ka shtuar kosovari.

Selmani nuk u ftua në ndeshjet e fundit te kombëtarja e Kosovës, por pritet të kthehet aty në grumbullimin e radhës.

Shpërndaje në: