Astrit Gashi: Valon Syla, viktimë e diasporës së çmendur dhe kriminalizuar
Publicisti dhe gazetari që jeton në Skandinavi, Astrit Gashi, ka reaguar rreptë ndaj sulmit që iu bë sot gazetarit kosovar Valon Sylës.
U raportua se Syla ishte sulmuar shkaku i qëndrimeve të tij për diasporën.
Gashi ndërkohë ka deklaruar se “Valonin s’e rrahu ky kriminel në foto po vetëgjyqësia kolektive e diasporës së kriminalizuar.” – raporton Periskopi.
Ai ka thënë se sulmi pasqyron diasporën kosovare.
Statusi i plotë:
Ky eshte niveli real i shumices së diasporës!
Vetëgjyqësia është pjesë e sjelljes së shoqërive primitive, Valonin s’e rrahu ky kriminel ne foto po vetëgjyqësia kolektive e diasporës se kriminalizuar. Kjo eshte pasqyra reale e diaspores. Giordano Bruno, ishte filozof italian. Bruno u dogj për së gjalli në turrën e druve, pas shtatë viteve burgim, i akuzuar nga Kisha Katolike Romake dhe realizuar nga Inkuizicioni Romak për shkak të të pasurit të mendimeve të kundërta me besimin katolik. Bruno nga disa shihet si martiri i parë i shkencës. Edhe Valoni sot është viktima e parë e një diaspore të çmendur….Vetevrasje ne shesh i perfaqsuesit të diasporës..