Aston Villa thyhet nga 100 milionët e Man City – marrëveshja për Grealish zyrtarizohet javën tjetër

Aston Villa thyhet nga 100 milionët e Man City – marrëveshja për Grealish zyrtarizohet javën tjetër

Manchester City nuk njeh frikë nga Fair Play Financiar, dhe kjo është vërtetuar më së miri me ngjarjet që ndodhën sot.

‘Citizens’ kanë vendosur të nisin një ofertë prej 100 milionë funteve në drejtim të zyrës së Aston Villa. Kjo ofertë është për kartonin e Jack Grealish.

Grealish, njëherësh kapiten i Aston Villa, ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij, duke u futur kështu në listën e dëshirave të Pep Guardiola.

Aston Villa nuk ishin edhe aq të hapur për ofertat, por duket se 100 milionëshi i ka thyer ata.

‘Dailymail’ bën të ditur se pas ofertës, palët janë dakorduar dhe marrëveshja do të finalizohet javën tjetër, transmeton Periskopi.

Grealish ka bërë të ditur edhe më parë se do ta pëlqente një kalim në ‘Etihad’, dhe marrëveshja për kushte (personale) të kontratës nuk pritet të jetë problematike. /Periskopi/

Shpërndaje në: