Aston Martini i ri: Për 10 sekonda, nga zero deri në 321 km/h
Në fillim të vitit është bërë e ditur pamja e jashtme e makinës, por që atëherë gjithçka ka mbetur e fshehur pa u dhënë asnjë detaj, transmeton Telegrafi.
Por, Wall Street Journal ia ka dalë të nxjerr disa informata zyrtare, të cilat janë po aq të çmendura sa edhe dukja e kësaj hipermakine.
Raportohet se kjo bishë do të lëviz me shpejtësi të rrufeshme, e cila nga zero deri në 321 kilometra në orë arrin për dhjetë sekonda. E gjitha kjo fal njëmijë kuajfuqive, aerodinamikës dhe peshës së lehtë.
Mirëpo, për të pasur një model të tillë, duhet të paguhet hiq më pak se 2.8 milionë euro.
Nuk bëhet e ditur se kur do të lansohet, por dyshohet se mund të ndodhë në fillim të vitit 2019. /Telegrafi/