Aston Martin Vantage i gatshëm për premierë
Derisa po afrohet premiera e Aston Martin Vantage të ri, kanë nisur të arrijnë detajet e para të dizajnit të kësaj veture.
Modeli i ri Aston Martin Vantage do të ketë elemente të marra nga modeli DB10, i bërë ekskluzivisht për nevojat e filmit “Spectre” për James Bond dhe Vulcan.
Ai në masë të madhe do të jetë i bazuar nga ana mekanike në DB11.
Motori po ashtu do të merret nga Aston Martin më i madh. Në pyetje janë dy agregate, të cilat i përdorë BD11, twin-turbo 4.0 V8, i zhvilluar në AMG gjerman, por fuqia e tij për momentin nuk është bërë e ditur.
DB11 siguron 510 kuaj fuqi. Pritet që edhe Vantage i ri prej 0 deri 100 km/h t’i arrijë për më pak se 4 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është mbi 300 km/h