Aston Martin shndërron modelin klasik në veturë tërësisht elektrike
Prodhuesi britanik Aston Martin, ndër klasikët e të cilit janë më të dëshiruarit dhe më të kërkuarit në botë, ka një plan për të siguruar një të ardhme edhe më të sigurt për modelet e saj të pavdekshme.
Aston Martin planifikon që modelin DB6 MkII Volante nga viti 1970 ta shndërrojë në një veturë tërësisht elektrike.
Versioni tërësisht i këtij modeli klasikë do të përfshijë elementet nga programi “Rapide E”, transmeton ksp.
Kjo DB6 MkII Volante e Aston Martinit do të jetë vetura e parë klasike tërësisht elektrike, por kjo kompani britanike në të ardhmen planifikon që të shndërrojë edhe modele tjera klasike.