Aston Martin përdor emrin Vanquish për superveturën e re

Aston Martin përdor emrin Vanquish për superveturën e re

Aston Martin britanik njoftoi kthimin e Vanquish pas lansimit të Superlegger-it të ri DBS.

Kompania planifikon të përdorë etiketën legjendare për përdorimin e një makine të re super me motor në mes.

“Vanquish është një emër shumë i veçantë. Që nga Vanquish i parë, kjo ishte bisha më brilante në familjen tonë“, tha dizajnuesi kryesor i Aston Martinit, Marek Rajhman. Modeli i ri do të jetë konkurrent  i McLaren 720S, Ferrari 488 GTB dhe Lamborghini Huracan.

Pas emrit Vulcan, Vantage, Virage dhe Volante, Vanquish për herë të parë është përdorur në vitin 2001 si vëllai i madh i DB7, dhe më pas është përdorur edhe në modelin e bazuar në DB9.

Të dy kanë pasur motor V12 të vendosur në pjesën e përparme të veturës.

Shpërndaje në: