Aston Martin i ri: Mund ta blejnë veç 88 persona dhe kushton mbi 1 milion dollarë

Aston Martin i ri: Mund ta blejnë veç 88 persona dhe kushton mbi 1 milion dollarë

Aston Martin nuk do të lejojë që vetëm McLaren dhe Ferrari të argëtohen, kështu që njofton se do të nxjerrë një edicion të kufizuar të V12 Speedster.

Aston Martin arriti të kapte imagjinatën e fansave duke treguar vetëm skica të këtij modeli që ngjason me Le Mans të 1959, DBR1 të famshëm dhe konceptin Speedster CC100 2013, transmeton KosovaPress.

Vetura ka një motor të fuqishëm V12 me një kompresor që do të jetë në gjendje të “prodhojë” rreth 690 kuaj fuqi me një çift rrotullues prej afro 700 Nm.

Është interesante që duket më i dobët sesa modeli DBS Superleggera, por V12 Speedster do të ketë një motor me boshte të pasme dhe një transmetim automatik me 8 tetë shpejtësi ZF.

Modeli me edicion të kufizuar do të jetë në gjendje të blihet nga vetëm 88 “fatlumë” në planet, për një çmim “qesharak” që do të shkojë nga 983,000 dollarë deri në rreth 1 milion e 50 mijë dollarë.

Shpërndaje në: