Aspiratori i kuzhinës njëra nga vatrat më të ndotura në kuzhinën tuaj- Ja si ta pastroni!

Aspiratori i kuzhinës njëra nga vatrat më të ndotura në kuzhinën tuaj-  Ja si ta pastroni!

Aspiratori i kuzhinës mbledh të gjitha tymrat dhe papastërtitë që qarkullojnë në ajër. Ju mund ta pastroni shumë mirë nga jashtë, por nëse do ta hapnit nga brenda do të ngelnit pa fjalë nga sasia e smërçit që ngjit.

Për këtë arsye ne do të ndajmë me ju një metodë të thjeshtë se si ta pastroni pa humbur shumë kohë dhe e gjithë kjo me përbërës natyral.

Çfarë ju duhet?

Për të pastruar aspiratorin e kuzhinës i’u duhet vetëm uthull molle dhe sodë buke.

Si ta pastroni?

Pastroni rrjetën e tij duke spërkatur ujë të ngrohtë me uthull molle i cili duhet të veprojë për pesë minuta. Më pas fërkojeni me një furçë dhëmbësh dhe sodë buke të tretur në pak zbardhues.

Do të habiteni me rezultatin!

Shpërndaje në: