“Asnji cent ma shumë”: Nesër aksion simbolik para zyreve të ZRrE kundët shtrenjtimit të rrymës

Nesër para zyrëve të ZRrE do të mbahet një aksion simbolik për të kundërshtuar propozimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës për 15%.
Grupi “Asnji Cent Ma Shumë” njoftoi se neser me fillim nga ora 11:00, disa aktivistë do ta zhvillojnë këtë aksion simbolik, shkruan Periskopi.
Rregullatori i energjisë ka parallajmëruar rritje mesatare të tarifave për konsumatorët prej 15% dhe bordi i ZRrE-së pritet të marrë vendim për këtë.
ZRrE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.