Asnjëherë mos shkoni të flini kur jeni të zemëruar

Por, tani shkencëtarët kanë gjetur dëshmi për ta mbështetur këtë ide se kujtimet negative emocionale janë më të vështira për t’u larguar pas një nate me gjumë, transmeton Telegrafi.
Studimi, i publikuar në revistën Nature Communicaitons, sugjeron se gjatë gjumit truri e riorganizon mënyrën se si futen kujtimet negative, duke i bërë këto lidhje më të vështira për t’u shtypur në të ardhmen.
Autorët e këtij studimi kanë cekur se këto zbulime mund të luajnë rol edhe në trajtimin e sëmundjeve si PTSD (Çrregullimi i stresit pas traumave)).
Ata thonë se personat që vuajnë nga PTSD është mirë që të mos fillojnë t’i shtypin kujtimet në të njëjtën ditë. /Telegrafi/