Asnjëherë mos e përdorni tharësin e flokëve të hotelit, përveç nëse dëshironi të sëmureni

Asnjëherë mos e përdorni tharësin e flokëve të hotelit, përveç nëse dëshironi të sëmureni

Askush nuk dëshiron të paketojë gjëra të panevojshme kur shkojnë në pushime.

Përveç sasisë së duhur të rrobave dhe gjërave esenciale si furça e dhëmbëve, deodoranti, paratë dhe celulari, gjërat tjera mund t’i lini në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Pas së gjithash, shumica e hoteleve kanë xhel, shampon, hekur të rrobave dhe gjëra tjera të cilat na mundësojnë të kemi më shumë hapësirë në valixhet tona.

Një gjë që njerëzit rrallëherë e fusin në valixhen e pushimeve është tharësi i flokëve, por hulumtimet tregojnë se nëse e bëni këtë, mund të jeni duke gabuar rëndë.

Një studim i vitit 2008 nga mikrobiologu Chuck Gerba, i cili është ekspert i mikrobeve, ka zbuluar se tharësi i flokëve i hotelit duhet shmangur.

Ai kishte zbuluar se tharësit e flokëve të hotelit janë në mesin e gjërave më të ndyra në dhomë, dhe kjo për arsye se pastruesit e hotelit nuk e ndjejnë të nevojshme ta pastrojnë atë si tualetin apo gjërat tjera. Kësisoj, herën tjetër që udhëtoni, konsideroni ta merrni me vete tharësin e flokëve.

Shpërndaje në: